Milan Radojçiq "arrestoi" Rada Trajkoviqin
Ljiljana Jocić/RTKlive
Kryetarja e Lëvizjes Evropiane nga Kosova, Rada Trajkoviq, në llogarinë e saj në Twitter, njoftoi se tani ka kuptuar arsyen e ndalimit të saj, ditë më parë, në aeroportin e Beogradit.
"Milan Radoiçiq ngriti një padi penale kundër meje”, shkroi Trajkoviq në Twitter.
“Mua më penguan të largohem nga vendi për shkak të padisë së një njeriu i cili është nën Sanksionet e Thesarit Amerikan”, deklaroi politikania nga Graçanica.
“ Ai është i lirë në këtë vend, e unë nuk jam...", ka shkruar Trajkoviq.

Kryetarja e Lëvizjes Evropiane nga Kosova, Rada Trajkoviq në llogarinë e saj në Twitter, ditë më parë njoftoi se policia nuk e ka lejuar të largohet nga Serbia.
Me 24 qershor, në aeroportin “Nikola Tesla” të Beogradit, atë e ndaloi policia e Serbisë.
Në një komunikatë dërguar mediave, Ministria e Punëve të Brendshme të Serbisë, ka thënë se kanë vepruar sipas kërkesës së Prokurorisë së Tretë Themelore Publike.























