Policia me plan sigurie për `Vidovdan"
Jeton Musliu / RTKlive
Policia e Kosovës, sipas detyrës zyrtare lidhur me manifestimet tradicionale të festës së “Vidovdan-it” e cila mbahet nesër 28.06.2022, ka përgatitur planin operativ për menaxhimin e situatës së sigurisë, para, gjatë dhe pas manifestimit.
Policia deklaron se sikurse viteve të kaluara edhe këtë vit me qëllim që ky manifestim të kalojë qetë dhe pa incidente, janë paraparë disa masa dhe objektiva strategjike si:
• Parapërgatitja dhe ndërmarrja e masave të nevojshme planifikuese, koordinuese, preventive dhe operative në mënyrë që manifestimi të zhvillohet në suaza normale, të rendit dhe qetësisë publike.
• Shtimi i masave të sigurisë për të garantuar rend, qetësi dhe siguri publike, para, gjatë dhe pas manifestimit të ‘Vidovdanit’.
• Garantimi i lirisë së lëvizjes dhe pjesëmarrjes në tubim/manifestim për të gjithë qytetarët e interesuar.
• Kontrollimi dhe menaxhimi i rrjedhës së trafikut në të gjitha rrugët magjistrale, rajonale dhe ato lokale.























