Sonte jepet premiera e shfaqjes “Memorandumi” në teatrin “Adriana”
Kulturë

Sonte jepet premiera e shfaqjes “Memorandumi” në teatrin “Adriana”

Shqipe Gashi/RTKlive

Sonte më 28 qershor në Teatrin “Adriana” me fillim nga ora 20:00 do të jepet premiera e shfaqja “Memorandumi”.

Vaclav Havel është autor i shfaqjes, ndërsa regjisor i kësaj shfaqje është Agon Myftari. Reprizat e kësaj shfaqje do të jenë ditëve në vazhdim, pra, 28 dhe 30 qershor.

“Memorandumi” nga Vaclav Havel është një komedi e errët politike që parodizon burokracinë dhe konformitetin. Ngjarja është e vendosur në një organizatë ku në mënyrë që komunikimet ndër-zyrtare të përshpejtohen me efikasitet të lartë, shpiket një gjuhë e re artificiale – “Ptajdipi” e cila supozohet se do të thjeshtësonte punën e zyrtarëve të saj dhe ta bënte komunikimin ndër-zyrtar më të sakt dhe më të lehtë. Përkundrazi, pikërisht kjo “gjuhë” e inkuadruar si një eksperiment do ti shpie nëpunësit e organizatës drejt dehumanizimit dhe tjetërsimit, e që përfundimisht e pashmangshëm ata shkojnë drejt një rrethi të tmerrshëm vicioz të një sistemi ngulfatës edhe më burokratik.

Në këtë shfaqje marrin pjesw aktoret e trupës rezidente tw Ferizajit dhe jashtë saj : Bled Sadiku – Blin Sylejmani , Arben Marevci – Jajush Ramadani, Dardana Mehmeti – Dora Xhemajli, Gresë Gashi – Mevlan Saraçi, Dashuri Rexhepi – Ali Krasniqi, Sherif Bega – Milot Salihu.


APR
Romay Lift