PSD: Gjykata Speciale po bën politikë (Plotësuar)
Jeton Musliu / RTKlive
Partia Socicaldemoklrate e Kosovës deklaroi sot kryetarja e Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë, Ekaterina Trendalifova, ka anuluar vizitën e saj të planifikuar në Gjilan, për datën 4 korrik.
Në konferencë për media, kryetari i PSD-së, dardan Molliqaj deklaroi se Gjykata Speciale ka nisur nga puna tash e shtatë vjet më parë.
“Trendafilova anuloi vizitën e saj. Por cili është qëllimi apo kuptimi i takimit të një gjykate me shoqërinë civile?”, pyeti Molliqaj në këtë konferencë për media.
Ai tha se është tejet e çuditshme, sepse sipas tij, Gjykata Speciale tashmë as nuk po fshihet prapa drejtësisë.
“Ajo ka filluar të merret me imazhin e saj. Po bënë politikë”, tha Molliqaj.
PSD deklaron se me një qasje një-etnike ndaj luftës në Kosovë, me shkeljen e të drejtave të njeriut për të akuzuarit, me gjyqtarë racistë që shqiptarët i sheh si “kafshë që duhen zbutur”, e deri tek mungesa e simboleve shtetërore të Kosovës në një gjykatë të saj, roli i Gjykatës Speciale nuk është ai i sjelljes së drejtësisë, por i damkosjes së UÇK-së dhe luftës së saj çlirimtare.
“Por sido që rrjedhin ngjarjet, dhe për kurdo që do të shtyhet vizita, protestë do të ketë”,deklarojnë zyrtarët e PSD-së, të cilët kishin paralajmëruar një poestë të tillë me 4 korrik me rastin e ardhjes së Trendafilovës në Kosovë.
“Nga qëllimi dhe mbajtja e protestës nuk heqim dorë. Ajo do të ndodh po atë ditë kur të konfirmohet vizita e znj.Trendafilova”.
PSD deklaron se tendencave që përmes këtyre takime të normalizohet përndjekja politike, kjo parti do t’u përgjigjet pa hezitim. “Me rezistencë”, thanë ata.
PSD do ta presë sërish Trendafilovën me protestë
Partia Socialdemokrate e Kosovës, forcë politike opozitare e cila nuk është pjesë e Kuvendit të Kosovës, ka paralajmëruar për sot mbajtjen e një konference për media.
Në këtë adresim, ajo ka paralajmëruar se do të njoftojë për protestën që do të organizojë, e që në shënjestër do të ketë Gjykatën Speciale.
PSD deklaron se protesta kundër Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë, përkon edhe me paralajmërimin për ardhjen në vizitë të kryetares së Dhomave të Specializuara, Ekaterina Trëndafilova.
Në konferencën që do të mbahet në selinë e kësaj partie, do të flasin kryetari i saj, Dardan Molliqaj si dhe Qëndron Kastrati.

Përndryshe, me 4 korrik 2022, kryetarja e Dhomave të Specializuara, Ekaterina Trendafilova do të mbajë takim me përfaqësues të shoqërisë civile në Gjilan.
Në njoftimin e Dhomave të Specializuara të Kosovës shkruan se Trendafilova do të ndajë informacion rreth mandatit, punës dhe zhvillimeve aktuale në Speciale si dhe do t’u përgjigjet pyetjeve .
Në vizitën e mëparshme, Trendafilova pati qëndruar në Prishtinë dhe Mitrovicën e Veriut.























