Konferenca për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, për herë të parë në Kosovë
BKT
Foto: Valjeta Shala
Lajme

Konferenca për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, për herë të parë në Kosovë

Valjeta Shala/RTK

Agjencia për Informim dhe Privatësi e Republikës së Kosovës organizon konferencë regjionale me autoritetet homologe nga Shqipëria, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut.

Në Konferencë u theksua rëndësi e bashkëpunimit mes vendeve duke vendosur standarde më të larta evropiane me fushën e sigurisë dhe mbrojtjes së të dhënave, sidomos në këtë kohë të zhvillimit teknologjik.

 Në takim u diskutua për shkëmbimin e përvojave, thellimin e bashkëpunimit ndërinstitucional, sfidat dhe të ardhmen e mbrojtjes së të dhënave personale në përputhje me standardet evropiane.

Paraprakisht delegacioni është pritur nga kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca.

Kryetari Konjufca theksoi rëndësinë e kësaj fushe, teksa vlerësoi përpjekjet për rritjen e nivelit të sigurisë përballë zhvillimit të teknologjisë dhe globalizimit digjital të informacionit.

Autoritetet homologe nga Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi po marrin pjesë në punimet e Konferencës Rajonale për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, organizuar për herë të parë në Prishtinë nga Agjencia për Informim dhe Privatësi e Republikës së Kosovës.

Qëllimi i Konferencës është shkëmbimi i përvojave më të mira në fushën e mbrojtjes së të dhënave personale, shpalosja e sfidave të përbashkëta në këtë fushë, si dhe thellimi i bashkëveprimit ndërinstitucional.


MË SHUME NGA Lajme