Vdes Esma Mulla, balerina e parë e Kosovës
Rtklive
Foto / MKRS
Kulturë

Vdes Esma Mulla, balerina e parë e Kosovës

Shqipe Gashi/RTKlive

Ka vdekur sot Esma Mulla, njëra ndër balerinat e para në Kosovë. Esma Mulla, ishte pjesë e gjeneratës së parë të trupës së baletit të Kosovës.

Mulla ka qenë e njohur për një mori rolesh dhe shfaqjesh. Ajo ishte pjesë e gjeneratës së parë të baletit të Kosovës, e cila përveç Mullas përbëhej nga Ahmet Bahimaj, Abdurrahman Nokshiqi, Gani Loshi, Jonuz Beqiraj, Elez Nikqi, Rrustem Selca, Selajdin Kiqe, Rrustem Bajrami, Hysen Podrimcaku, Shqipe Hoxha, Enver Berisha, Shaban Shabanaj, Isa Bajraktari, Gani Shala, Enver Elshani, Sabrije Spahiu, Jashar Berisha dhe Nexhmije Selca, që na dhuruan shumë art në skenën kosovare të baletit.

Për këtë lajm të hidhur përmes një postimi në rrejte sociale ka njoftuar  edhe Ministria e Kulturës.

"Me pikëllim të thellë morëm lajmin se u nda nga jeta Esma Mulla, njëra prej balerinave të gjeneratës së parë të Kosovës", shkruan në njoftimine  MKRS.

"Mulla ka qenë pjesë e Baletit në Kosovë qysh prej themelimit ndërsa me performancat e saj, ka shënuar kthesë jetike jo vetëm për baletin por për vrullin teatror dhe rritjen e vlerave kulturore në Kosovë", deklaron Ministria.

"Ka qenë e njohur për një mori rolesh dhe shfaqjesh si “Legjenda mbi ngadhënjimin“,“Vallja pranverore“, “Bolero dhe Shtrausiana“.

Ngushëllime familjes së Esma Mullës, miqve dhe komunitetit artistik!


MË SHUME NGA Kulturë