Papritur, kryetarja e Speciales, Tredafilova, anulon ardhjen në Kosovë
Jeton Musliu / RTKlive
Anulohet ardhja në Gjilan e Ekaterina Trendalifovës,kryetares së Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë.
Anulimin e ardhjes së Tredafilovës, përcaktuar me 4 korrik dhe takimet e parashikuara të saj me shoqërinë civile dhe mediat në Gjilan, e konfirmoi për RTKlive, zyra për media e Dhomave të Specializuara.
Megjithatë, takimin e saj me organizatat joqeveritare dhe me mediat, ata që janë regjistruar, do ta zhvillojë vetëm online nëpërmjet platformës Zoom.
“Vizita është shtyrë”,thuhet në përgjigjen me shkrim për RTKlive.
“Për shkak të nivelit të lartë të interesimit nga pjesëmarrësit për t'iu bashkuar takimit me kryetaren e Dhomave të Specializuara të Kosovës, ngjarja do të mbahet tërësisht online në platformën Zoom”, shkruan në këtë përgjigje.

(Njoftimi për ardhjen e Trendafilovës në Kosovë, dërguar mediave me 24 qershor 2022)
Sipas Zyrës për Media të Dhomave të Specializuara, Trendafilova do të vijë në Kosovë për takime pas periudhës së verës.
Për këtë vizitë të Trendafilovës, Dhomat e Specializuarakishin njoftuar ditë më parë, duke përcaktuare dhe 28 qershorin si afatin e fundit për regjistrim, për ata që duan të marrin pjesë online në takimet e saj.
Kundër kësaj vizite, është deklaruar PSD e cila ka paralajmëruar protestë, ndonëse gjithashtu edhe ata e kanë shtyrë. Meqë Trendfilova ka anuluar pjesëmarrjen.
PSD kishte protestuar ndaj Gjykatës Speciale edhe në shtator të vitit të kaluar kur Ekaterina Tredafilova kishte vizituar Prishtinën dhe Mitrovicën e Veriut.























