Kurti priti në takim Nënsekretarin italian të Shtetit, Benedetto Della Vedo
BKT
Foto: Qeveria e Kosovës
Lajme

Kurti priti në takim Nënsekretarin italian të Shtetit, Benedetto Della Vedo

F.Sertolli / RTKlive.com

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim Nënsekretarin e Shtetit për Punë të Jashtme të Italisë, Benedetto Della Vedova.

“Duke potencuar marrëdhëniet e shkëlqyeshme bilaterale ndërmjet Kosovës dhe Italisë, Kryeministri Kurti shprehu mirënjohjen për ndihmën dhe përkrahjen e vazhdueshme të Italisë për vendin tonë. Duke vlerësuar Italinë si partner dhe aleat edhe në BE dhe NATO, kryeministri vlerësoi kontributin dhe ndihmën e Italisë për Kosovën, dhënë nëpërmjet Bashkimit Evropian dhe NATO-s”, thuhet në njoftimin për media nga Qeveria e Kosovës.

Kreu i qeverisë theksoi vullnetin e Qeverisë së Republikës së Kosovës për rritje të shkëmbimeve tregtare mes dy shteteve dhe gatishmërinë për tërheqje të investimeve në Kosovë.

Në anën tjetër, nënsekretari italian i Shtetit, falënderoi kryeministrin Kurti për pritjen.

“Duke biseduar për indikatorët pozitiv ekonomik, të dy u pajtuan se demokracia është mënyra më e mirë për të arritur rritje ekonomike”, thuhet në njoftim.

Po ashtu në bazë të njoftimit, thuhet se z.Della Vedova përgëzoi Kryeministrin për pozicionimin e qartë të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe vendosjen e sanksioneve ndaj Federatës Ruse.

Ndërkaq, në takim u theksua domosdoshmëria e parandalimit të ndikimit rus në rajonin e Ballkanit Perëndimor.


MË SHUME NGA Lajme