Italia mbështet liberalizimin e vizave për Kosovën
Qëndresa Duraku Xharra/ RTK
Nënsekretari i Ministrisë italiane të Punëve të Jashtme, Benedetto Della Vedova, tha se Italia e mbështet liberalizimin e vizave ,dhe premton lehtësim të procedurave për aplikim .
Nënsekretari i Ministrisë italiane të Punëve të Jashtme, Benedetto Della Vedova, deklaroi se Italia e mbështet liberalizimin e vizave për Kosovën, duke shtuar vendi i tij mund ta thjeshtësojë procesin e marrjes së vizave Italiane për kosovarët deri në liberalizim. Në një konferencë për media në ambasadën italiane në Prishtinë, Della Vedova deklaroi se heqja e vizave do të ishte e rëndësishme për marrëdhëniet kulturore, ekonomike e për studentët që duan të studiojnë jashtë. “Ajo çka mund bëjë Italia derisa të ndodhë liberalizimi është thjeshtësimi sa më shumë i procedurave për ata që kërkojnë viza të Italisë. Nuk mund të përgjigjem për dyshimet që kanë vendet tjera. Personalisht nuk kam frikë nga rritja e numrit te emigrantëve, por janë disa parti në Evropë qe e shohin si problem. Disa çështje që nuk priten kanë ndodhur me sulmin e pa justifikueshëm të Rusisë mbi Ukrainën”, deklaroi Vedova para gazetarëve.
Ai shtoi se qasja e Kosovës në dialogun me Serbinë është e sinqertë, ndërsa sipas tij, Italia e përkrah përfshirjen e Bashkimit Evropian në gjetjen e zgjidhjes. “Qasja e sinqertë e Kosovës në këtë dialog, por edhe përfshirje të komunitetit serb" tha ai.
“Nuk e konsiderojmë të nevojshëm një emisar të veçantë, por me rëndësi të arrihet deri tek qëllimi”, shtoi ai.
Della Vedova ka arritur mbrëmë për një vizitë në Kosovë. Ai ka takuar ushtarët italianë që shërbejnë në kuadër të KFOR. . Gjithashtu është takuar me kryeministrin Albin Kurti, zëvendësministrin e punëve të jashtme Kreshnik Ahmeti, përfaqëss të grupeve partlamentare të pozitës dhe të opozitës në Kuvendin e Kosovës si dhe përfaqësues të OJQ-ve























