Takimin me presidenten, Lajçak e përshkruan si konstruktiv
BKT
Foto: Presidenca e Kosovës
Lajme

Takimin me presidenten, Lajçak e përshkruan si konstruktiv

Jeton Musliu / RTKlive

Miroslav Lajçak, e cilësoi konstruktiv dhe të detajuar diskutimin e sotëm me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.

I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi,  shkroi në Twitter, se me në ditën e tretë të qëndrimit në Kosovë, me presidenten Osmani diskutoi për dialogun dhe hapat e ardhshëm në këtë proces.

Osmani e Lajçaku biseduan edhe për personat e zhdukur me dhunë gjatë luftës në Kosovë.

Në deklarim të Zyrës për media të Presidencës së Kosovës, më herët gjatë ditës u tha se në takimin Osmani-Lajçak, këtij të fundit iu përsërit se Kosova ka angazhim konstruktiv në dialogun me Serbinë “duke përçuar synimin e qartë të institucioneve të Kosovës”.

Sipas presidentes Osmani, zbardhja e fatit të të zhdukurve është urgjente.


MË SHUME NGA Lajme