​Kurti për Xhevdet Bajrajn: Poet e njeri i papërsëritshëm
Rtklive
Foto: Kimete Kasumi/RTKlive
Kulturë

​Kurti për Xhevdet Bajrajn: Poet e njeri i papërsëritshëm

Kimete Kasumi/ RTKlive

Kryeministri Albin Kurti mori pjesë në ceremoninë e varrimit të poetit Xhevdet Bajra, i është ndarë nga jeta më 22 qershor të këtij viti.

“Erdhëm këtu që t’i japim lamtumirën e fundit dhe të vendosim lule të freskëta te varri i poetit të madh të popullit tonë, Rahovecit, të Kosovës, të letërsisë dhe artit shqip”, ishin fjalët e para të kryeministrit pas përfundimit të ceremonisë së varrimit.

Ai është poet dhe njeri i papërsëritshëm, tha më tej kryeministri, që e ka dashur shumë tokën, natyrën, qiellin, zogjtë e lirinë dhe na kanë bërë, që edhe ne t’i duam të gjitha këto edhe më shumë.

“E ka dashur popullin e shoqërinë e në veçanti e ka dashur Rahovecin dhe rrushin, andaj, ai do të prehet këtu i qetë, por vepra e tij, poezia e tij, do të jetojë shumë, shumë gjatë e po aq gjatë edhe do të studiohet nga brezat që vijnë”, u shpreh kryeministri Kurti.
 


Iu dha lamtumira e fundit, poetit Xhevdet Bajraj (E plotësuar)

Ai u varros në varrezat e qytetit në Rahovec. Në ceremoninë e varrimit morën pjesë shumë familjarë, artistë e qytetarë.

Mes tyre i pranishëm ishte edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Paraprakisht për poetin u bënë homazhe dhe një orë letrare.

Bajraj vdiq në Meksikë më 22 qershor të këtij viti në moshën 62 vjeç.

Sot i jepet lamtumira poetit Xhevdet Bajraj

Poeti Xhevdet Bajraj do të varroset sot në varrezat e qytetit të Rahovecit.

Ceremonia e varrimit do të fillojë nga ora 16:00, ndërsa në orën 14.00 do të mbahen homazhe dhe një orë poetike nga krijimtaria letrare e Bajrajt.

Bajraj vdiq më 22 qershor të këtij viti në moshën 62 vjeçe.


MË SHUME NGA Kulturë