​Zëdhënësja e KE-së: Vendimi për heqjen e vizave për Kosovën është vonuar
BKT
Lajme

​Zëdhënësja e KE-së: Vendimi për heqjen e vizave për Kosovën është vonuar

KP

Zëdhënësja e Komisionit Evropian, Anitta Hipper është deklaruar lidhur mbi çështjen e liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës.

Duke komentuar në Twitter takimin e sotëm të ministrit të brendshëm Xhelal Sveçlës dhe komisionares për punë të brendshme, Ylva Johansson, zyrtarja e KE-së ka theksuar se vendimi për heqjen e vizave është i vonuar.

“Kosova i ka përmbushur të gjitha standardet. Vendimi për heqjen e vizave për Kosovën është një vendim i vonuar”, ka shkruar Hipper.


MË SHUME NGA Lajme