11:43 / 01.07.2022
Mbahet aktivitet për të kundërshtuar mos liberalizimin e vizave
Qëndresa Duraku-Xharra/RTK
Organizata Lëvizja për Demokraci, mbajti një aktivitet simbolik për të kundërshtuar mos liberalizimin e vizave.
Këtë aktivitet ata e mbajtën para Zyrës së Bashkimit Evropian në Prishtinë.
Mexhid Ramusa, drejtues i organizatës tha se me këtë aktivitet duan t’i tregojnë BE se si po na mbajnë të izoluar. ” Ne jemi edhe të vrarë edhe të masakruar, dhe të izoluar.
Në këtë aktivitet apo burg siç mund ta quajmë, do ta dërgojmë edhe në Bruksel” tha ndër të tjerash Ramusa.


























