Edicioni i 10-të i Festivalit të Arkitekturës fillon javën e ardhshme
Rtklive
Kulturë

Edicioni i 10-të i Festivalit të Arkitekturës fillon javën e ardhshme

Javën e ardhshme fillon edicioni i 10 i Festivalit të Arkitekturës në Kosovë, ngjarjes më të madhe të arkitekturës në regjionin tonë.

“Këtë vit festivali do organizohet përgjatë javës së parë të korrikut dhe gjatë muajit shtator.Në programin e muajit korrik janë paraparë 8 ligjërata publike dhe 3 punëtori, kurse gjatë muajit shtator 10 ligjërata, 5 punëtori, shfaqje të filmave dokumentar, intervenime urbane dhe një ekspozitë”, thuhet në njoftimin e drejtorit të festivalit KAF, Bekim Ramku.

“Ligjëruesit e muajit korrik do janë: Kristina Knauf dhe Leo Stuckardt nga MVRDV.next; Joni Baboci, Get.Layer; Perparim Rama, Kryetari i Prishtinës, Jan Liesegang, RaumlaborBerlin; Luca Molinari; Andres Lepik Muzeu Gjerman i Arkitekturës; Hussam Dakka AA School; Niko McGlashan, Leventhal Center for Advanced Architecture dhe Eric Robsky Huntley nga Department of Urban Studies and Planning, Massachusetts Institute of Technology. Të gjitha ligjëratat janë të hapura për publikun e gjerë dhe do mbahen në hapësirat e Kino Armatës me datat 7, 8 dhe 9 Korrik duke filluar nga ora 19:00”,  thuhet në njoftimi.

Festivali mbështete nga LINA platform dhe Creative Europe; Ministrisë së Kulturës Rinisë dhe Sportit, Komunës së Prishtinës, Ambasadës së Amerikës dhe KUSA-s, Leventhal Center for Advanced Urbanism pran MIT dhe Kino Armatës. 


MË SHUME NGA Kulturë