Osmani i gëzohet miratimit të programit Kompakt nga MCC
BKT
Lajme

Osmani i gëzohet miratimit të programit Kompakt nga MCC

B. Halimi / RTKlive

Presidentja Vjosa Osmani e ka komentuar vendimin e Bordit të MCC-së, e cila miratoi programin Kompakt për Kosovën.

Ajo ka bërë të ditur se ka pasur një bisedë telefonike me kryeshefin ekzekutiv të MCC-së Mahmoud Bah, të cilit i ka shprehur mirënjohjen për partneritetin.

“Marrëveshja Kompakt prej 236.7 milionë dollarësh do të ndihmojë Kosovën të ndërtojë një sistem energjie elastik dhe një fuqi punëtore profesionale”, ka shkruar Osmani në Twitter.

Bordi Ekzekutiv i Korporatës së Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC) në mbledhjen e rregullt më 30 qershor 2022 ka aprovuar Projektin Kompakt si dhe ka hapur rrugën për nënshkrimin dhe finalizimin e proceseve të ratifikimit në Kuvendin e Kosovës dhe dekretimin nga presidentja Vjosa Osmani.

Nga ky financim, 200 milionë dollarë do të vijnë në formë granti nga SHBA përmes MCC-së, rreth 35 milionë dollarë do të jetë kontribut nga Qeveria e Kosovës, ndërsa 2 milionë do të jenë fonde nga Institucioni Amerikan i Katalizatorit për Zhvillim (ACFD-së).


MË SHUME NGA Lajme