18:47 / 01.07.2022
Ambasadori Dugolli pritet nga presidenti Biden
Emine Hoti/RTKlive
Ambasadori i Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Ilir Dugolli, është takuar në Shtëpinë e Bardhë me presidentin amerikan, Joe Biden.
Përmes një postimi në Twitter, Dugolli ka thënë se është krenar për lidhjen unike mes SHBA-së dhe Kosovës.
“Mirënjohës që miqësia e qëndrueshme mes popujve tanë përcaktohet dhe ushqehet nga vlera të përbashkëta. Të përkushtuar për të thelluar më tej marrëdhëniet Kosovë – SHBA dhe për të avancuar prioritetet tona të përbashkëta”, ka shkruar ai të premten si përshkrim të fotografisë.























