Premtohet përparësi punësimi për persona me aftësi të kufizuara
Lajme

Premtohet përparësi punësimi për persona me aftësi të kufizuara

Të papunë janë shumë persona me aftësi të kufizuara. Edhe pse përmes ligjit inkurajohen për t`u punësuar, ka raste kur ata edhe pse janë të punësuar u cenohet vendi i punës për shkak të kritereve që kërkohen. Një punëtor me aftësi të kufizuara në Gjilan që kujdeset tash e sa vite për parkun e qytetit, ka brengën se do të mbesë pa punë. Kjo pasi Komuna ka shpallur konkurs për këtë pozitë dhe një ndër kriteret e paraqitura në konkurs rrezikojnë ta skualifikojnë nga gara.

Që nga viti 2009, Avdil Ibishi bashkë me kolegët e tij kujdeset për parkun e qytetit në Gjilan. Nga 30 qershori, pas 13 vjetëve, atij i ka skaduar kontrata, ndërsa brengoset që mund të mbes i papunë për shkak të kritereve që kërkohen në konkursin e shpallur këto ditë nga Komuna e Gjilanit.

Një nga kriteret e konkursit është që kandidati të ketë së paku shkollën e mesme, por Ibishi që është me aftësi të kufizuara, nuk e përmbushë këtë kriter, pasi thotë se për shkak të shëndetit nuk kishte pasur mundësi ta vazhdoj shkollimin përveç atij fillor të ulët.

Drejtori i shërbimeve publike në komunën e Gjilanit, Mentor Mihovci thotë se kjo kategori është e paraparë edhe me ligj që të mos diskriminohet nga e drejta për punësim.

Në komunën e Gjilanit janë të punësuar disa persona me nevoja te veçanta, ndërsa sipas përfaqësuesve të komunës, numri i këtyre personave që do të punësohen, pritet të rritet.


APR
Romay Lift