08:02 / 03.07.2022
Mbahet minimaratona "Vrapo për Autizëm 2022"
KP
Sot në sheshin e Prishtinës mbahet Minimaratona Humanitare “Vrapo për Autizëm 2022”, e cila ka për qëllim sensibilizimin e shoqërisë, në përkrahje të fëmijëve me autizëm.
Minimaratona është organizuar nga ReplayPeace, dhe mbahet në sheshin “Ibrahim Rugova”, në Prishtinë, duke nis nga ora 08:30.
Të gjitha mjetet e gjeneruara nga numrat e blerë për pjesëmarrje në maratonë, do të dhurohen në përkrahje të kësaj kauze, të nisur me shumë vullnet nga Burim Krasniqi.























