16:23 / 03.07.2022
Rama: Pushimet e para pa kufi mes Shqipërisë e Kosovës
Emine Hoti/RTKlive
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka ndarë sot pamje në rrjetet sociale nga radhët e automjeteve në pikën kufitare Vërmicë-Morinë duke bërë krahasim midis kolonave të gjata gjatë viteve të tjera.
“Pushimet e para pa kufi mes Shqipërisë dhe Kosovës dhe kështu tash e tutje, për vit e për krejt vitin”, shprehet Rama.
Më 20 qershor Qeveria e Kosovë dhe ajo e Shqipërisë nënshkruan marrëveshjen për heqjen e kontrolleve në kufi për festat zyrtare e fundjavave.
Marrëveshja mes dy shteteve ka mundësuar që deri më 30 shtator për çdo fundjavë dhe festë zyrtare, qytetarët të mos regjistrohen nga Policia e Kosovës dhe Shqipërisë.