Hysni Gucatin e sjellin dhe kthejnë brenda ditës në Hagë
Rtklive
Foto: RTKlive
Lajme

Hysni Gucatin e sjellin dhe kthejnë brenda ditës në Hagë

Jeton Musliu/ RTKlive

Mëngjesin e sotëm ka ardhur në Kosovë për vizitë fare të shkurtër, Hysni Gucati, i paraburgosur nga Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë.

Kjo për shkak se ish -kryetari i OVL të UÇK-së, e ka nënën të sëmurë. Ajo ndodhet e shtrirë në QKUK.

Gucati ka mbërritur në spital rreth orës 11:00, dhe kontakti i tij ka qenë vetëm me të.

Ai ka qenë i shoqëruar gjatë tërë kohës nga forca të shumta të policisë.

RTKLive ka mësuar se pas vizitës në spital, Gucati është shoqëruar menjëherë drejt qendrës së paraburgimit në EULEX ku nga aty, sonte rreth orës 18:00, është rikthyer në Hagë.

Nëna e ish-kryetarit të OVL-UÇK-së, Hysni Gucati, prej ditësh ndodhet e shtrirë në QKUK.

Javë më parë Gucati u dënua nga Gjykata Speciale me 4 vjet e gjysmë burgim. Ai këtë aktgjykim së bashku me Nasim Haradinaj, i dënuar njësoj, e kanë dërguar në Gjykatën e Apelit. 

Ndërkohë, javë  më parë, Gucatit i vdiq babai. Ai u lejua tek pas dy ditësh të vinte në Kosovë për ngushëllime.


MË SHUME NGA Lajme