Kreu i PDK-së, Krasniqi: Pavarësia e SHBA-së shënon triumfin e demokracisë
BKT
Foto: PDK
Lajme

Kreu i PDK-së, Krasniqi: Pavarësia e SHBA-së shënon triumfin e demokracisë

Fadil Sertolli/ RTKlive

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Kransiqi, ka uruar SHBA-në për përvjetorin e pavarësisë, duke thënë se Kosova i është mirënjohëse Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Përmes një postimi në Facebook Krasniqi ka shkruar se Pavarësia e Shteteve të Bashkuara të Amerikës më 4 korrik 1776 shënon triumfin dhe fillimin e ngritjes së një bote të lirë dhe demokratike.

“Këtë e dijmë më së miri ne si Kosovë, ku, 23 vite, respektivisht 14 vite më parë, në misionin tonë të çlirimit dhe pavarësisë, krahun më të fuqishëm kishim SHBA-të. Prandaj, duke qenë përjetësisht mirënjohës, sot, në festën e pavarësisë, ju urojmë këtë ditë të madhe kombëtare stafit të Ambasadës Amerikane në Republikën e Kosovës, Ambasadorit Hovenier, pjesëtarëve të Ushtrisë Amerikane në Kosovë dhe të gjithë qytetarëve amerikanë”, ka përfunduar Krasniqi në postimin e tij.


MË SHUME NGA Lajme