Sejnur Veshall shkarkohet nga posti i zëvëndësministrit të Kulturës
Jeton Musliu / RTKlive
Kryeministri Albin Kurti shkarkoi zëvendësministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Sejnur Veshall.
Zëvendësministri që është nga komuniteti rom, deklaroi pas shkarkimit tha se vendimi i kryeministrit u mor pasi një kërkesë të tillë ia kishte bërë partia së cilës i takon.
Veshal deklaroi se ka punuar dhe asgjë më tepër.
“Unë u faktorizova si rom në qeveri, asgjë më tepër dhe sot po lirohem vetëm për çështje personale”, deklaroi ai.
“Kam punuar me mund e përkushtim, vetëm t’i proklamoj afinitetet e pjesëtarëve të komunitetit, dhe e bëra”, shkroi ai në Facebook.
Sipas ish zëvendësministrit Veshall, vetë kryeministri Kurti, largimin e tij nga kjo detyrë e ka konsideruar si padrejtësi.
“T’u bë e padrejtë tha Kryeministri”, shkroi Veshall.
Ai falënderoi të gjithë për bashkëpunimin dhe falënderoi të gjithë anëtarët e kabinetit të qeveritar për konsideratat.
Në vendimin e kryeministrit Kurti në pikën e dytë thuhet se Sejnur Veshall duhet të bëjë deklarimin e pasurisë në pajtim me ligjin përkatës.























