Fëmija njëvjeçar mbytet në një pishinë në Drenas
Rtklive
Lajme

Fëmija njëvjeçar mbytet në një pishinë në Drenas

RTKlive

Një fëmijë një vjeç, është mbytur pasi ka rënë në pishinë në fshatin Likoshan të Drenasit.

Vdekjen e tij e konfirmoi drejtori i QKMF-së në Drenas, Ismet Bogiqi. “Trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore”, tha ai.

Për rastin është informuar edhe policia në Drenas e cila po merret me hetimet.


MË SHUME NGA Lajme