Dy çështje u diskutuan në konferencën ndaj Haradinajt e Gucatit
Foto: RTKLive
Lajme

Dy çështje u diskutuan në konferencën ndaj Haradinajt e Gucatit

Jeton Musliu / RTKlive

Me disa ndërprerje, herë në seancë publike e herë private, u mbajt të martën  konferencën para apelit për Hysni Gucatin e Nasim Haradinajn.

Në këtë seancë u diskutuan dy çështje. E para  për paraburgimin dhe e dyta për përkthimin e aktgjykimit.

I pranishëm në seancë ishte vetëm Nasim Haradinaj, kurse për shkaqe shëndetësore, avokati deklaroi se Hysni Gucati ka hequr dorë nga pjesëmarrja në këtë konferencë.

 Jonathan Elystan Reese, avokat i Hysni Gucatit deklaroi se kanë parashtruar përgjigje lidhur me kërkesën e prokurorisë sa i takon mbajtjes në paraburgim dhe nuk ka asgjë për të shtuar.

“E vetmja gjë që duam të zgjidhet për seancën e sotme është përditësimi që ka të bëjë me shëndetin e Gucatit”,  tha avokati, duke bërë që më pas seanca të mbyllet për publikun.

Nga ana e tij, Toby Cadman, avokat i Haradinajt, tha se nuk kanë ndonjë gjë shtesë sa i përket paraburgimit ndaj klientit të tij.

Lidhur me progresin e bërë me përkthimin e aktgjykimit në gjuhën shqipe, u deklarua zyrtari nga zyra administrative e  gjykatës.

Sipas tij,  dy afatet e para janë respektuar, pra versioni i parë është ngarkuar në sistemin Legal Ëork Floë më 20 qershor.

“Ndërkohë përkthimi i dytë i parashikuar është mbaruar disa ditë më përpara dhe është ngarkuar në sistem më datë 27 qershor, ndërkohë që punohet tashmë për të dhënë versionin përfundimtar të datës 15 gusht”, tha Reese.

Gjykatësja Michele Picard tha se rikujton se  në pajtim me rregullën 72 (3), përveç nëse paneli vendos ndryshe, apelimet trajtohen në mënyrë të përshpejtuar në bazë të dosjes së çështjes.

“Vendimet mbi apelimet e tilla mund të merren tërësisht në bazë të parashtrimeve me shkrim. Pra mund të bëhet edhe me shkrim megjithatë do ta vendosim, nuk është vendosur akoma në varësi të kërkesës nëse dëshiron kërkesë gojore apo jo”, ka thënë ajo.

Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj më 18 maj u shpallën fajtorë dhe u dënuan me nga 4 vjet e gjysmë burgim dhe gjobë në shumën prej 100 euro, për veprat penale që ndërlidhen me pengimin e administrimit të drejtësisë. 

Hysni Gucati së bashku me Nasim Haradinaj, akuzoheshin për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë, konkretisht për pengim të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare, për frikësim të dëshmitarëve, për hakmarrje dhe për shkelje të fshehtësisë së procedurës.

“Akuzat e paraqitura në aktakuzën e konfirmuar mbështeten në dyshimin e bazuar mirë se së paku midis 7 dhe 25 shtatorit 2020, z. Gucati dhe z. Haradinaj zbuluan pa autorizim informacion të mbrojtur prej Ligjit të Dhomave të Sp

Nis konferenca para Apelit në rastin Gucati-Haradinaj

Ka filluar të mbahet konferenca para apelit, në rastin e Hysni Gucatit dhe Nasim Haradinajt e cila me kërkesë të prokurorisë, kaloi në seancë private.

Sipas urdhrit të Michèle Picard, kryetare e Panelit të Apelit, të publikuar në faqen zyrtare të Dhomave të Specializuara të Kosovës (DhSK), gjatë kësaj konference, kryetarja do të ftojë për parashtrime nga palët dhe/ose zyrën administrative, sipas rastit, lidhur me paraburgimin e të akuzuarve në pritje të ankesës, duke përfshirë gjendjen e tyre mendore dhe fizike, në përputhje me rregullën 178 të Rregullores.

Po ashtu, thuhet se parashtrimet ftohen të bëhen edhe lidhur e progresin e bërë në përkthimin e aktgjykimit në gjuhën shqipe dhe përfundimin e pritshëm të tij, si dhe për çdo çështje tjetër që kryetarja e panelit mund të dëshirojë të ngrisë.

Konferencë para apelit e prokurorit në rastin Gucati-Haradinaj

Afet Bela/ RTKlive

Sot në ora 14:00 mbahet konferencë para apelit e prokurorit në rastin Gucati-Haradinaj.

Aktakuza fillestare kundër dy të akuzuarve u konfirmua më 11 dhjetor 2020 dhe u bë publike më 14 dhjetor 2020. Më 23 qershor 2021, paneli i Gjykatës së Apelit miratoi pjesërisht apelet e parashtruara nga Gucati dhe Haradinaj mbi mangësitë e pretenduara në formën e aktakuzës dhe urdhëroi që ZPS-ja të dorëzojë një version të korrigjuar të aktakuzës. Aktakuza e korrigjuar u dorëzua më 5 korrik 2021 ndërsa aktakuza me më pak redaktime u dorëzua më 4 tetor 2021. Kjo ishte aktakuza në fuqi në këtë çështje.

Sipas aktakuzës, së paku midis 7 dhe 25 shtatorit 2020, në tre konferenca shtypi dhe aktivitete të tjera të transmetuara, si edhe përmes shpërndarjes së mëtejshme, Gucati dhe Haradinaj zbuluan pa autorizim informacion të mbrojtur prej Ligjit të Dhomave të Specializuara, ndër të cilat të dhëna identifikuese të disa dëshmitarëve (të mundshëm). Gucati dhe Haradinaj gjithashtu bënë akuza dhe komente nënçmuese kundër dëshmitarëve (të mundshëm) dhe në mënyrë të përsëritur shprehen synimin e tyre për të dëmtuar punën e Dhomave të Specializuara.

Aktgjykimi u shpall më 18 maj 2022: Trupi Gjykues shpalli të dy të akuzuarit fajtorë për pengim të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare, frikësim gjatë procedurës penale dhe shkelje të fshehtësisë së procedurës dhe dënoi secilin të akuzuar me nga katër vjet e gjysmë burgim, ku të llogaritet koha e kaluar në paraburgim deri tani, dhe me gjobë prej 100 eurosh për secilin. 


APR
Romay Lift

MË SHUME NGA Lajme