Kurti në Athinë: Zgjidhja për Ballkanin Perëndimor është BE
Lajme

Kurti në Athinë: Zgjidhja për Ballkanin Perëndimor është BE

Blerim Halimi / RTKlive

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se zgjidhja për Ballkanin Perëndimor është përfshirja në Bashkimin Evropian. Ai gjatë paraqitjes në panelin me temë "Evropa juglindore: A mund të ketë stabilitet dhe prosperitet në rajon?" në Athinë, ka thënë se së bashku me presidentin e SHBA-së, Jo Biden dhe kancelarin gjerman Olaf Scholz mund të krijojnë një urë transatlantike.

“Zgjidhja për Balllkanin Perëndimor është Bashkimin Evropian dhe drejt kësaj rruge ne kërkojmë procesin e Berlinit 2.0, në bazë të një standardi të potencuar nga kancelari Scholz. Besoj se me presidentin Biden në Shtëpinë e Bardhë dhe në Berlin me kancelarin Scholz ne mund të krijojmë një urë transatlantike që në shekullin 21 është më i rëndësishëm se sa ka qenë“, ka thënë Kurti.

Sipas tij procesi i Berlinit 2.0 mund të sjellë thjesht një lëvizje të të gjitha forcave në Ballkanin Perëndimor, me një iniciativë dhe program të EFTA, ngjashëm me atë që kanë Lihtenshtajni dhe Norvegjia në kuadër të BE-së.

“Bashkimi ynë në BE duhet të jetë si vlerë dhe mekanizëm, në bazë të mekanizmave të mbikqyrjes e vëzhgimit, jo të mbesim jashtë BE-së. Besoj që BE duhet të rritet përbrenda saj dhe ne kemi nevojë nga jashtë, por ne duhet të nxjerrim në pah përbrenda vlerat e BE-së duke zhvilluar reforma demokratike gjithmonë si prioritet karshi stabilitetit politik. Reforma demokratike kundrejt stabilitetit politik për të siguruar se nuk do të kemi një shthurrje”, ka theksuar kryeministri Kurti.

Ai ka thënë se sot Kosova është një tregim suksesi në bazë të intervenimeve të 99-tës nga NATO për të ndaluar gjenocidin e Serbisë dhe në këtë mënyrë për të mundësuar refugjatët që të rindërtojnë vendin dhe të rikthehen në atdhe. Po ashtu, Kurti ka thënë se Kosova është tregim suksesi edhe me zhvillimin ekonominë dhe demokracinë në zhvillim dorënëdorë.

“Kosova po tregon që përmes reformave demokratike mund të përparojë në zhvillim ekonomik. 33 përqind kemi rritje në bazë të GJDP-së dhe po ashtu kemi rritje të WDI 20 përqind, 33 përqind kemi rritje të eksportit. Investimet kapitale kemi rritje 10 përqind. Krahasuar para dy viteve buxheti vjetor i shtetit tonë është më i lartë për diku 20 përqind. Ne, po ashtu po tregojmë se me reforma demokratike në njërën anën po e bëjmë ekonominë që të rritet por po e bëjmë edhe rishpërndarjen dhe rritjen edhe më të madhe ekonomike përmes sasisë në bazë të rritjes së GJDP-së. Ne, jemi të parët në sundim të ligjit në projektin e drejtësisë, teksa edhe në Transparencë International kemi shënuar progres në adresim të korrupsionit. Kështu që Ekonomia dhe zhvillimi shkojnë së bashku. Nuk jemi shkëlqyeshëm, por jemi një shembull i mirë“ ka nënvizuar Kurti.

Ai tutje ka thënë se Kosova që nga dita e parë e ka dënuar agresionin rus në Ukrainë, teksa e ka quajtur fashizëm rus atë që po ndodh në Ukrainë, derisa ka kritikuar Serbinë që është shteti i vetëm në Ballkan që nuk iu ka bashkuar sanksioneve të shteteve të BE-së ndaj Rusisë.


APR
Romay Lift

MË SHUME NGA Lajme