Osmani: Mërgata rol të rëndësishëm në zhvillimin e Kosovës
Foto/ RTKlive
Lajme

Osmani: Mërgata rol të rëndësishëm në zhvillimin e Kosovës

Afet BELA/ RTKlive

( E plotësuar, ora 12:40) Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë vizitës në Slloveni ka takuar edhe bashkatdhetarët që jetojnë dhe veprojnë atje.

“Mërgata ka luajtur rol të rëndësishëm në hapjen e vendeve të reja të punës Kosovës. Mërgata jonë që është aktive në të gjitha vendet ku jeton dhe vepron, ka kontribuar pozitivisht në zhvillimin e Kosovës. Përtej kontributeve financiare, ju jeni edhe imazhi i Kosovës”, tha ajo, raporton RTKlive.

Osmani tha se mërgata është shpirti i Kosovës. “Mërgata ka ndikuar edhe gjatë pandemisë. Gjatë kësaj vizitës kemi diskutuar për shumë fusha”, theksoi ajo. Bashkëpunimi mes Sllovenisë, sipas Osmanit do të thellohet edhe më shumë.

Edhe Ambasadori i Kosovës, në Slloveni Valdet Sadiku  vlerësoi rolin e mërgatës në Slloveni.

Osmani: Kosova në NATO siguri për rajonin, BE të mbajë premtimin për vizat

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, në “Forumin Strategjik të Bledit’, në Slloveni tha se Rusia gjithë ka përdorur vakumin në Ballkanin Perëndimor dhe kjo është bërë fal ‘satelitit të saj Serbisë.

Ajo në këtë forum ka folur për disa tema që të cilat janë me rëndësi për Kosovën dhe rajonin e Ballkanit Perëndimor. “Pas agresionit në Ukrainë, ka interes të Rusisë të zhvendos vëmendjen në disa vende. Fatkeqësisht Serbia është duke u kthyer nga Moska, ajo po mundohet të ec në dy rrugë, të cilat janë larg njëra tjetrës”, tha ajo.

Osmani tha qasja e Serbisë është pro Rusisë. “BE duhet të marrë masa praktike ndaj Serbisë, ajo duhet të merr vendim dhe të suspendojë bisedimet ndaj Serbisë”,theksoi ajo. Sipas saj NATO-ja duhet të fuqizojë rolin e saj në Evropën Lindor. “Kosova dhe Bosnjë Hercegovina duhet të jenë pjesë e NATO-së. Aq më herët që jemi pjesë e NATO-së, roli i Rusisë zvogëlohet në Ballkanin Perëndimor”, tha ajo, raporton RTKlive.

Satelitët e Rusisë në Ballkan, sipas presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, duhet të luftohet, e njëra ndër to është Serbia.

Presidentja Osmani tha se Kosova beson në Procesin e Berlinit dhe për këtë lidershipi i Kosovës po punon për të.

Për liberalizim të vizave ajo tha se Kosova ka plotësuar kushtet para katër viteve. “Ne kemi plotësuar 94 kritere për vizat, dhe kemi pasur më shumë se të gjitha shtetet e tjera, tani presim që BE të përmbush premtimet ndaj Kosovës”, deklaroi ajo. Për mundësinë që Kosovës të iu hiqen vizat, nën presidencës çeke të BE-së, Osmani shpreson që BE-ja të mbajë fjalën për këtë.

Osmani: Ne jemi viktimat e gjenocidit të kryer nga Serbia

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, në “Forumin Strategjik të Bledit’, në Slloveni, tha se Kosova gjithmonë ka kontribuar për paqe edhe stabilitet në rajon. “Ne jemi viktimat e gjenocidit të kryer nga Serbia. Ne jemi pesë shtete në Ballkan, ndërsa kemi një që është pro Rusisë, ajo është Serbia”, tha Osmani.

Ndryshe presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, dje kas pasur takime në Slloveni me kryeministrin slloven, nënkryetarin e Asamblesë Kombëtare të Republikës së Sllovenisë, si dhe i ka ndarë ushtrisë sllovene Medaljen Presidenciale Ushtarake.

Gjatë takimeve Osmani në Slloveni ka marrë mbështetje për rrugën evropiane të Kosovës.

 


APR
Romay Lift