Sveçla:Belgjika mbështet anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare
Foto nga profili i Xhelal Sveçlës në Facebook
Lajme

Sveçla:Belgjika mbështet anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare

Afet BELA/ RTKlive

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla gjatë vizitës zyrtare në Belgjikë, së bashku me Zëvëndësministrin Bardhyl Dobra dhe Ambasadorin e Republikës së Kosovës në Belgjikë Agron Bajrami janë takuar me Zëvendës Kryeministren e Ministren e Administratës Publike, Petra De Sutter.

“E falënderova për mbështetjen e vazhdueshme për shtetin tonë si dhe e njoftova për të arriturat e qeverisë sonë, ndër të tjera në sundimin e ligjit e luftimin e krimit dhe korrupsionit. Diskutuam për projekte konkrete në fushën e administratës publike, konkretisht në projektet tona në fushën e digjitalizimit të shërbimeve publike dhe procedurave administrative, proceset e rekrutimit si dhe në përmirësimin e sigurisë kibernetike. Me këtë rast Prof.Dr. Petra De Sutter shprehu gatishmërinë e saj për mbështetjen e shtetit belg në projektet e administratës publike si dhe anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare”, ka shkruar Sveçla në “Facebook”.

Sveçla ka njoftuar se gjatë këtij takimi  u dakorduam për nevojën  e zgjerimit dhe fuqizimit të bashkëpunimit mes dy vendeve tona.May be an image of 5 people, people sitting and indoor


APR
Romay Lift