Sonte në "Zona e Parlamentit" flet Shaip Kamberi
Lajme

Sonte në "Zona e Parlamentit" flet Shaip Kamberi

RTKlive

Deputeti i sapozgjedhur në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi ka folur në emisionin “Zona e Parlamentit” me Blerim Haxhiajn, që transmetohet të martën në RTK prej orës 22.00.

Kamberi ka treguar se kishte menduar të tërhiqej në një moment nga gara pas përsëritjes së votimeve. Ai ka theksuar se si deputeti i vetëm shqiptar në Serbi, do të luftojë për të drejtat e shqiptarëve. Kamberi gjatë kësaj interviste ka folur edhe për dialogun Kosovë- Serbi, e që sipas tij nuk do të ketë marrëveshje pa u përfshirë edhe çështja e Luginës së Preshevës.  Ai po ashtu ka folur edhe për Fondin e premtuar për Preshevën nga qeveritë e Shqipërisë dhe Kosovës. Shaip Kamberi ka kritikur pushtetin serb se po i diskriminon shqiptarët në vazhdimësi.


APR
Romay Lift