AGK ngushëllon familjen e gazetares Teutë Tmava
Foto: Teuta Tmava/Facebook
Lajme

AGK ngushëllon familjen e gazetares Teutë Tmava

F.Sertolli / RTKlive.com

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka dërguar telegram ngushëllimi me rastin e vdekjes së gazetares Teutë Tmava.

Në telegram ngushëllimi të Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës, thuhet se “me trishtim të thellë kemi pranuar lajmin për vdekjen e gazetares, Teutë Tmava”.

Tutje thuhet në telegram se gazetarja Tmava do të kujtohet si një gazetare shembull që shërbeu me korrektësi dhe pasion për profesionin, andaj edhe do të lë gjurmë të përhershme në fushën e gazetarisë.

“Në emër të Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës dhe komunitetit të gazetarëve, shprehim ngushëllimet më të sinqerta për familjarët, të afërmit dhe miqtë e së ndjerës”, thuhet në telegram.


APR