Kuvendi nesër seancë me shumë pika të rendit të ditës
Foto: Kuvendi i Kosoves
Lajme

Kuvendi nesër seancë me shumë pika të rendit të ditës

Jeton Musliu / RTKlive

Disa pika të rendit të ditës janë përcaktuar të diskutohen në seancën e së mërkurës në Kuvendin e Kosovës.

Në njoftimin dërguar mediave, Kuvendi njofton se fillimisht do të do të shtjellohen disa pika të papërfunduara nga seanca e fundit që është mbajtur më 1 korrik.

Pastaj, në rend të ditës janë shqyrtimi i raportit vjetor të Performancës së Zyrës Kombëtare të Auditimit për vitin 2021 e shqyrtimi i raportit vjetor financiar i Zyrës Kombëtare të Auditimit për vitin 2021.

Më tej janë pikat e papërfunduara nga seanca plenare, e mbajtur më 30 qershor dhe 1 korrik 2022 si dhe votimi në lexim të dytë i Projektligjit nr.08/L-108 për deklarimin, prejardhjen dhe kontrollin e pasurisë dhe të dhuratave.

Pika të tjera janë edhe votimi i Raportit vjetor të Agjencisë Kosovare të Privatizimit për vitin 2021 e shqyrtimi i mocionit për shkarkimin e Bordit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë e formimi i Komisionit ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për një (1) anëtar të Bordit për Ankesa të Mediave.


APR
Romay Lift