Vdes mjeku Mentor Salihi, që u aksidentua pak ditë më parë
Lajme

Vdes mjeku Mentor Salihi, që u aksidentua pak ditë më parë

RTK

Ka ndërruar jetë mjeku i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Gjakovë, Mentor Salihi, i cili ishte brenda autoambulancës që u aksidentuar më 30 qershor në Gjakovë.

Lajmin për vdekjen e tij e ka konfirmuar Oda e Mjekëve të Kosovës, duke i shprehur ngushëllime familjes dhe kolegëve.

 "Detyra e mjekut si shpëtimtar jete, bëri që Dr. Salihi të ishte në
autoambulancën që u aksidentua ditë më parë në Gjakovë" ka shkruar Oda e Mjekëve.

Në aksidentin që kishte ndodhur në lagjen Dardania, mes autoambulancës dhe një veture te tipit Golf, kishte mbetur i vdekur edhe drejtuesi i autoambulancës, Skofiar Gjini.


APR
Romay Lift