Komuna fajëson hidroregjionin, kompania konsumatorët
Foto RTK
Lajme

Komuna fajëson hidroregjionin, kompania konsumatorët

Myrvete Axhami/ RTK

Në Suharekë ujë s`ka. Faji për situatën e krijuar nga mungesa e ujit në këtë komunë endet në zyrat e institucioneve përgjegjëse, ndërsa Hidroregjioni Jugor fajëson konsumatorin për keqpërdorim.

Komuna e Suharekës po përballet me mungesë të ujit të pijshëm. Popullimi i qytetit pas ardhjes së diasporës, e përkeqëson edhe më shumë situatën në këto ditë të nxehta të verës. Luljeta Haliti ka ardhur nga Norvegjia. Ajo është e zhgënjyer me furnizimin me ujë në banesë, raporton RTK.

Kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj, për mungesën e ujit në komunën që e drejton, e fajëson  Hidroregjionin.

Ndërkaq, menaxhmenti i kësaj kompanie fajin e adreson te qytetarët, për të cilët thotë se po e keqpërdorin ujin e pijshëm për bujqësi.


Eurokoha
Vjosa
APR