VIDEO-Pushtohet nga karkalecat shtëpia dhe oborri i një qytetari
Foto RTK
Lajme

VIDEO-Pushtohet nga karkalecat shtëpia dhe oborri i një qytetari

Islam Haxhiu/ RTK

Si pasojë e mos dezinsektimit shtëpia e oborri i Hazir Gashit nga Çupeva e Epërme e Klinës, u "pushtua" nga karkalecat. Ai thotë se ka përdorur shumë preparate por që s`kanë pasur efekt.

Hazir Gashi nga Çupeva e Epërme e Klinës, bashkatdhetar me qëndrim në Gjermani, nuk po e bën pushimin ashtu siç e kishte planifikuar. Ka pesë ditë që oborrin dhe shtëpinë e tij e kanë pushtuar karkalecat e fushës. Ai thotë për RTK se as spërkatja nuk ka pasur efekt në zhdukjen e tyre.

Edhe pse i ka lajmëruar institucionet lokale për këtë shqetësim, Gashi thotë se deri më tani nuk ka pasur ndonjë përgjigje apo intervenim nga to.


Eurokoha
Vjosa
APR