12:53 / 06.07.2022
Shkon në 341 numri i rasteve të reja me COVID-19 në Kosovë
Emine Hoti/RTKlive
Në 24-orëshin e fundit janë shënuar 341 raste të reja me COVID-19 në Kosovë.
Në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë bëhet e ditur se sot janë shëruar 64 qytetarë.
Në total numri i rasteve aktive është 1mijë e 521.
Sipas njoftimit, në 24-orët e fundit janë dhënë 78 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Kosova së fundmi po përballet me rritje të rasteve me sëmundjen COVID-19, që ka shtyrë autoritetet të bëjnë thirrje për kujdes.
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike më 6 korrik sërish u bëri thirrje qytetarëve që të bartin maska në ambiente të mbyllura dhe të vaksinohen.























