Osmani: Shqetësuese trendi i rritjes së rasteve të dhunës seksuale
BKT
Foto: Donika Sherifi
Lajme

Osmani: Shqetësuese trendi i rritjes së rasteve të dhunës seksuale

Donika Sherifi RTK

Me rastin e prezantimit nga EULEX-i raportin monitorues “Vlerësimi i trajtimit të rasteve të dhunimit nga sistemi i drejtësisë në Kosovë”, Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, ka përgëzuar EULEX për punën e bërë për raportin e publikuar sot.

Ajo me këtë rast tha se vendi ynë ka marr përsipër një sëre obligimesh për të luftuar dhunën ndaj grave.

“Sot jam këtu për të bërë thirrje për një rol më proaktiv për ndjekjen hetimin dhe gjykim të veprave penale ndaj grave siç është dhuna. Është shqetësuese të shohim trendin e rritjes së rasteve të dhunës seksuale ndaj grave në Kosovë”, tha e para e vendit Vjosa Osmani.

Po ashtu, Osmani tha se  koha e kallëzimit penal deri në gjykim zgjatë shumë e madje deri në dy vjet deri në thirrjen e seancës së parë dëgjimore.

Andaj këto, sipas Presidentes, këto lëndë duhet trajtuar me prioritet.

“Po ashtu jemi shtet që akoma nuk ka drejtësi për gratë e dhunuara gjatë luftës”, tha Osmani.

Në anën tjetër shefi i misionit të EULEX Lars Gunnar Wigemark, tha se  EULEX është duke monitoruar institucionet e Republikës së Kosovës për sundim të ligjit.

E siç tha ai në bazë te monitorimit ky mision ka nxjerr 5 raporte përmes së cilëve ofrojmë rekomandime për Policinë, Gjyqësorin dhe Shërbimin Korrektues.

“Ky raport që po e prezantojmë sot i kushtohet viktimave të dhunimit që kërkojnë drejtësi jo veç në Kosovë por gjithandej që shpesh mbesin pa përgjigje e shpesh edhe mohohen. Ky raport është pjesë e një përpjekje të EULEX për t’i mbështetur institucionet e Kosovës në aspektin e luftimit kundër dhunimit të grave”, tha ai, duke shtuar se “Ju presidente keni kërkuar nga EULEX t’iu mbështes në zbatimin e konventës se Stambollit”.

Prandaj siç u shpreh Wigemark dhuna seksuale pra dhunimi shkakton gjurmë të thella psikologjike për ata që e përjetojnë atë dhe trauma nuk mund të matet.


MË SHUME NGA Lajme