I është dhënë lamtumira e fundit mjekut Mentor Salihi
Foto / RTK
Lajme

I është dhënë lamtumira e fundit mjekut Mentor Salihi

RTK

I është dhënë lamtumira e fundit mjekut Mentor Salihi, i cili humbi jetën bashkë me shoferin e autoambulancës, derisa po kryenin detyrën në mjekësinë e urgjencës në Gjakovë.

Kjo ngjarje e rëndë i ka prekur të gjithë qytetarët në rajon, derisa sot në Gjakovë është mbajtur edhe një mbledhje përkujtimore.

Me nderimet më të larta qytetare në Nivokaz të Gjakovës i është dhënë lamtumira e fundit doktor Mentor Salihut, i cili mori lëndime vdekjeprurëse në aksidentin fatal të 30 qershorit në Dardani me autoambulancë.

Kjo ngjarje e rëndë i ka prekur të gjithë e më së shumti familjarët e tij.

“Jemi jashtëzakonisht të mërzitur, por shumë po na ndihmojnë shoqëria e Mentorit, kolegët e ti që ta kalojmë sado pak ketë dhimbje” është shprehur Selim Salihi, vëllai i të ndjerit Mentor Salihut i cili po ashtu tregoi edhe dëshirën e vetme të të vëllait, ai tha se dëshira e tij e vetme ka qenë që të punojë në urgjencën e qytetit.

Ndërsa në mbledhjen përkujtimore është vlerësuar lart kontributi dhe gatishmëria e doktor Mentorit për t'iu shërbyer bashkëqytetarëve të tij.

Më 30 qershor Dr. Mentor Salihi po kryente detyrën fisnike të mjekut në shërbim të të lënduarve, e u mbeti po ashtu i vdekur edhe drejtuesi i autoambulancës së Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Gjakovë, Skofiar Gjini


APR