Dëmet nga breshëri dhe erërat e forta, fermerët kërkojnë kompensim
Lajme

Dëmet nga breshëri dhe erërat e forta, fermerët kërkojnë kompensim

Asdren Agushi /RTK

Brenda pak ditëve, në prag të fillimit të korrje-shirjeve, breshëri dhe erërat e forta e kanë përfshirë  fshatin Bresalcë dhe fshatrat e malësisë së Zhegocit duke i dëmtuar dukshëm, tokat e mbjella me grurë e misër.

Fermerët kërkojnë nga institucionet që t’u dalin në ndihmë.

“Kërkojmë nga Drejtoria e komunës dhe Ministria e Bujqësisë që të paktën me na kompensua diçka, për këtë që ka na ka ndodhë në çastet e fundit para korrjeve, na janë shkaktua dëme të mëdha”, thotë Naim Beqiri, fermer.

 “Ne sibanorë të Malësisë kemi prit tërë vitin që ti marrim këto të korra, këtë bereqet dhe çka është më e çuditshmja, këtë vit gruri edhe të gjitha kanë qenë shumë mirë, por janë dëmtuar nga era e fortë edhe pemët edhe të gjitha”, thotë Rexhep Sejdiu, fermer, përfaqësues i Malësisë së Zhegocit.

Në mungesë të buxhetit për t’i kompensuar këto dëme, drejtori i bujqësisë në Komunën e Gjilanit po kërkon qe ministria e bujqësisë te ofroje ndihmën e saj në ketë situatë dhe gjithashtu t’u krijohet buxhet komunave në të ardhëm për mbulimin e dëmeve nga fatkeqësitë natyrore.

“Shpresoj që Ministria të intervenon dhe ti kompenson këto dëme. Ne si drejtori e Komunës së Gjilanit nuk kemi buxhet të ndihmojmë kur ndodhin fatkeqësitë, por shpresojmë se në të ardhmen edhe Komuna duhet të ketë një fond që ti ndihmojë fermerët”, thotë Bajram Isufi, drejtor për bujqësi në Komunën e Gjilanit

Erërat e forta të ditëve të fundit nuk kanë kursyer as drunjtë në qytetin e Gjilanit.


APR
Romay Lift