Aksione të policisë në disa lokacione në qytetin e Shtërpcës (Foto)
Foto: Driton Ramadani/RTK
Lajme

Aksione të policisë në disa lokacione në qytetin e Shtërpcës (Foto)

Driton Ramadani/ RTK

Nga mëngjesi i hershëm Policia e Kosovës është duke e zbatuar urdhrin e Gjykatës dhe Prokurorisë së Ferizajt për bastisjen e disa lokacioneve në qytetin e Shtërpcës.

 

 

 

Lajmin për RTK-në e ka konfirmuar zëdhënësja e Prokurorisë së Ferizajt, Vjosa Baftiu.

“Ky aksion nuk lidhet direkt me ndërtimet pa leje në Brezovicë por ndërlidhet me disa të arrestuar të Brezovicës pasi që njëri nga ta, përkatësisht ish kryetari i komunës Bratisllav Nikoliq është edhe koordinator i strukturave ilegale e që këto struktura kanë menaxhuar  me kamerat e sigurisë që kanë monitoruar lëvizjet e qytetarëve dhe institucionet publike të Republikës së Kosovës e që këto informacione janë përcjellë në strukturat e sigurisë në Serbi”, theksoi Baftiu.

Ajo bëri me dije se janë bastisur 4 lokacione dhe janë duke u hequr kamerat  të cilat janë të vendosura ilegalisht në Shtërpcë.

Ndryshe në në qytetin e Shtërpcës ka pasur aksione të tjera të Policisë së Kosovës që lidhen me ndërtimet pa leje në Brezovicë.


APR