Kryeministri britanik Boris Johnson pritet të japë dorëheqje
Foto: BBC
Lajme

Kryeministri britanik Boris Johnson pritet të japë dorëheqje

KP

Kryeministri britanik Boris Johnson pritet të japë dorëheqje sot pas dorëheqjes së mbi 40 ministrave dhe zyrtarëve të qeverisë së tij.

Një ditë më parë, lideri i laburistëve, Keir Starmer e cilësoi hemorragjinë e dorëheqjeve si “arratinë e minjve nga anija që po mbytet”.

“Ishte e njëjta situatë kur u abuzua me paratë e taksapaguesve dhe ishte e njëjta situatë kur ai dhe miqtë e tij festonin gjatë bllokadës. Kushdo që po jep dorëheqjen tani, pasi i mbrojti këto ngjarje, nuk i ka mbetur pikë integriteti. A nuk është ky rasti i minjve që ia mbathin nga anija që mbytet?”, tha Keir Starmer, lider i Partisë Laburiste.


APR
Romay Lift