Kurti: Hekurudha me Shqipërinë dhe projekti me MCC-në dy projekte madhore
BKT
Foto Arkiv/ RTKlive
Lajme

Kurti: Hekurudha me Shqipërinë dhe projekti me MCC-në dy projekte madhore

Afet BELA/ RTKlive

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka shkruar në “Facebook” për  projektin e hekurudhës me Shqipërisë dhe projektin e MCC.

“Mbrëmë në mbledhjen e 87-të të Qeverisë, miratuam vendime për dy marrëveshje, dy projekte madhore zhvillimore. Për njërën do të kërkohet ratifikimi në Kuvendin e Republikës, për tjetrën autorizimi i Presidentes për nënshkrimin e të njëjtës. Pas mbledhjes së përbashkët të dy Qeverive Kosovë-Shqipëri, me hapa të sigurtë po ecim drejt realizimit të lidhjes hekurudhore Durrës-Prishtinë. Me ratifikim në Kuvend, do të përcaktohet procedura, do të ndahet kostoja, ashtu që hekurudha të realizohet”, ka shkruar ai në Facebook.

Kurti ka tha se pas negociatave të Qeverisë së Republikës së Kosovës me Korporatën e Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC), do të kërkohet autorizimi nga Presidentja, për nënshkrimin e marrëveshjes së bashkëfinancimit në vlerë prej 236.7 milionë dollarë, për investimin më të madh ndonjëherë në fushën e energjisë.May be an image of 9 people, people standing and indoorMay be an image of 9 people, office and indoor


MË SHUME NGA Lajme