Osmani: Përcaktimi strategjik i shtetit tonë është anëtarësimi në NATO
BKT
Lajme

Osmani: Përcaktimi strategjik i shtetit tonë është anëtarësimi në NATO

N. Mekolli /RTKlive.com

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu dhe zëvendëskryeministrja Donika Gërvalla, kanë pritur sot një delegacion të përbërë nga përfaqësues të përhershëm të 26 vendeve anëtare të NATO-s dhe Suedisë, e cila ka aplikuar për anëtarësim në këtë organizatë.

Bëhet e ditur se presidentja Osmani u shprehu përfaqësuesve të shteteve anëtare të NATO-s, mirënjohjen e për mbështetjen dhe kontributin e vazhdueshëm, duke nënvizuar se uniteti transatlantik është i domosdoshëm për ta garantuar paqen, sigurinë dhe stabilitetin në rajon dhe në Evropë kundër qëllimeve dashakeqe të Rusisë dhe satelitëve të saj.

"Përcaktimi strategjik i shtetit dhe popullit tonë është anëtarësimi në NATO, duke filluar me pjesëmarrjen në Programin e Partneritetit për Paqe", ka theksuar presidentja Osmani.

Sipas saj, Kosova është e gatshme ta japë kontributin e saj për paqen dhe sigurinë në rajon dhe më gjerë, kështu, sipas presidentes do të shtohet e thellohet bashkëpunimi dhe koordinimi me shtetet aleate dhe me NATO-n.


MË SHUME NGA Lajme