Kurti takoi drejtorin menaxhues të Texan Envipco Hellas Group
BKT
Lajme

Kurti takoi drejtorin menaxhues të Texan Envipco Hellas Group

Muharrem Miftari/RTKlive

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka takuar z.Panagiotis Mourgos, drejtor menaxhues i kompanisë greko-amerikane Texan Envipco Hellas Group, me bazë në Connecticut.

Mourgos foli për veprimtarinë e kësaj kompanie riciklimi, që prinë në Greqi dhe Evropë sa i përket fushës së saj të ekspertizës, sidomos me makineritë përkatëse moderne.

Ai shprehu interesim për të investuar në Kosovë, si dhe për të sjellë përvojat dhe “know-how” të tyre në vendin tonë.

Kryeministri Kurti mirëpriti interesimin e tyre dhe i inkurajoi që të vijnë në Kosovë. Ai theksoi se Republika e Kosovës ofron mjedis të sigurt për investime, kushte të favorshme operimi dhe të të bëri biznes. Ai potencoi stabilitetin institucional aktual, që është parakusht për investim si dhe tregun e punës me fuqi punëtore të kualifikuar.

Z. Mourgos tha që do të vizitojë Kosovën së shpejti dhe të diskutojë konkretisht me ministritë dhe ekspertët përkatës për mundësitë e fillimit të investimit në Kosovë nga kjo kompani që riciklon plastikën, qelqin dhe aluminin.


MË SHUME NGA Lajme