Komisioni hetimor për energjinë vazhdon takimin me dyer të mbyllura
Afet Bela / RTKlive
(E plotësuar, ora 10:50) Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me menaxhimin e krizës energjetike nga Qeveria e Republikës së Kosovës, ka vendosur që të mbyllet për media mbledhja e sotme.
Kryesuesi i Komisionit Hetimor për menaxhimin e krizës energjetike, Driton Selmanaj, tha se janë çështje operacionale dhe për këtë mediat do të njoftohen për vendimet që do të merren në këtë takim.
Në këtë mbledhje u vendos që institucioneve që do të ftohen në takime të dorëzojnë dokumentacionin deri të mërkurën.
Shala: Na duhen komunikimet zyrtare të institucioneve
( E plotësuar, ora 10:30) Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me menaxhimin e krizës energjetike nga Qeveria e Republikës së Kosovës po mban mbledhjen e radhës.
( E plotësuar, ora 10:30) Ferat Shala zëvendëskryesues i Komisionit ka kërkuar që kur të intervistohen zyrtarët që të marrin me vetë edhe komunikimit zyrtare që i kanë bërë më institucionet gjegjëse të Kosovës për menaxhimin e sektorit të energjisë.
“Ne jemi komision me detyrë dhe periudhë të caktuar. Nuk mund të bashkëbisedojmë me ministrin nëse nuk i kemi komunikimet që ajo i ka pasur me institucione të tjera. Ne nuk mund të ftojmë prapë ministrin. Konsideroj se do ta mbyllim me një takim”, tha Shala.
Kurse Jeta Stratovci, anëtare, tha se duhet të fokusohemi me atë që ka qenë konkrete.
Edhe anëtari Pal Lekaj, i ka dhënë të drejtë Shalës që të komisioni të ketë komunikimet zyrtare.
Enver Haliti anëtar, ka kërkuar të vazhdohet me procedurën që është paraparë. “Nëse ndërkohë gjatë procesit kemi nevojë shtesë për dokumente, pse jo”, tha ai.
Besian Mustafa anëtar, tha se kanë kërkuar dokumentacionin e plotë nga institucionet gjegjëse.
Edhe anëtari Artan Abrashi tha se janë dakord për dokumentet shtesë, por me duhet shkuar me hapat e paraparë.
Rizvanolli dhe Murati dëshmojnë këtë muaj në Komisionin Hetimorm energjetik
( E plotësuar, ora 11:20) Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me menaxhimin e krizës energjetike nga Qeveria e Republikës së Kosovës ka filluar mbledhjen e radhës.
Kryesuesi i Komisionit Hetimor për menaxhimin e krizës energjetike, Driton Selmanaj tha se ministrja Artane Rizvanoll ka kërkuar shtyrje të intervistës për të.
Komisioni vendosur që Ministrja Artane Rizvanoll të intervistohet me 15 korrik, ndërsa ministri Hekuran Murati me 20 korrik.
Tani po diskutohet se si do të intervistohen edhe ekspertët.
Tahiri në vend të Hoxhës
Në këtë mbledhje është njoftuar rreth ndërrimit të anëtares së PDK-së Eliza Hoxha me deputetin Abelard Tahiri.
Mblidhet Komisioni Hetimor për menaxhimin e krizës energjetike (05:53 )
Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me menaxhimin e krizës energjetike nga Qeveria e Republikës së Kosovës sot mban mbledhje.
Në këtë mbledhje do të ketë njoftim rreth ndërrimit të anëtares së PDK-së Eliza Hoxha me deputetin Abelard Tahiri, diskutim dhe votim eventual të emrave të ekspertëve, raporton RTKlive.
Deri më tani ky komision ka mbajtur disa mbledhje, por e fundit kishte dështuar për mungesë të kuorumit.
Ndryshe Komisioni përbëhet nga Driton Selmanaj- kryesues, Ferat Shala- zv.kryesues,Eliza Hoxha- anëtare, Besian Mustafa-anëtar, Pal Lekaj- anëtar, Artan Abrashi- anëtar, Enver Haliti- anëtar,Jeta Stratovci- anëtare,Mimoza Kusari- Lila-anëtare, Adem Hoxha- anëtar dhe Fridon Lala- anëtar.
Mbledhja fillon në 10:00.























