Sadiku: Rriten shërbimet shëndetësore në Prishtinë
Afet BELA/ RTKlive
Në Prishtinë janë rritur shërbimet mjekësore.
Infektologu Izet Sadiku njëherit drejtor në drejtorinë e shëndetësisë në Komunën e Prishtinës, tha se janë rritur me 5 % shërbimet shëndetësore në Prishtinë.
“Kemi kthyer edhe shërbimet edhe në lokalitete të tjera, i kemi rritur edhe ato laboratorike, po ashtu edhe të tjera. “Kemi obligim që shërbimet kronike t’i ofrojmë çdo qytetar të Prishtinë në shtëpi. Për një muaj mbi 800 personave janë trajtuar me shërbimet në shtëpi në Komunën e Prishtinës, apo me rritje prej 400 personave”, tha ai për RTK.
Sipas tij janë në proces të blerjes edhe pesë ambulancave të reja. ‘Jemi në disa shërbime mbrapa, për shkak të procedurave dhe për këtë jemi duke biseduar me Ministrinë e Shëndetësisë. Po ashtu edhe Spitali i Prishtinës i cli nëse realizohet do të jetë investimi më i madh në Prishtinë prej pas lufte”, theksoi ai.























