PE: Pasivizimi i shqiptarëve në Luginë shkelje e të drejtave të njeriut
Afet BELA/ RTKlive
Në Parlamentin Europian u miratua rezoluta për `pasivizimin` e shqiptarëve në Serbi dhe ajo do të figurojë në Raportin e Progresit për Serbinë për vitin 2021.
Flora Ferati-Sachsenmaier bashkëpunëtore Shkencore nga Instituti Max Plank për Studimin e Diversitetit Fetar dhe Etnik), tha se kjo është një fitore jo e vogël diplomatike.
“Teksti i amandamentit 79, i cili u propozua dhe më pas u miratua në tërësi nga eurodeputetët vë theksin te mohimi i drejtës së votës të shqiptarëve etnikë në Luginë të Preshevës, për herë të parë e shkruan fjalën pasivizimin në thonjëza, flet për shkelje të drejtave themelore politike të shqiptarëve, si dhe thërret për një hulumtim të pavaruar”, ka shkruar ajo në Facebook.
Ajo ka falënderuar në radhë të parë, qytetarët shqiptarë nga --Presheva, Medvegja, e Bujanoci --për bashkëpunimin dhe besimin gjatë dy muajve të fundit.
“Dëshmitë tuaja, veçanërisht kopjet e letërnjoftimeve dhe pasaportave valide të Republikës së Serbisë të shoqëruara me deklaratat tuaja për mohim të drejtës së votës në zgjedhjet e 3 prillit ishin vendimtare për miratimin e rezolutës. Ju falemnderit po ashtu gjithë aktivistëve tanë të vyeshëm nga tri komunat për punën madhështore që keni bërë gjatë muajve të fundit. Pa ndihmën tuaja, nuk do të kishte raportimet profesionale tek qarqet ndërkombëtarët. Pa asnjë kompensim financiar, me punë vullnetare, me shumë punë e pak fjalë, ju jeni duke shkruar një histori të re për vendin tuaj të lënë në harresë. Ju falemnderit eurodeputetëve dhe ekipit të tyre në Bruksel, miqëve tanë ndërkombëtarë në Serbi, të cilët në një vit si ky, kur lufta e Ukrainës e ka konsumuar çdo institucion mbajtën komunikim të vazhdueshëm me neve”, tha ajo.
Ferati-Sachsenmaier është shprehur e bindur se adresat e shqiptarëve do të kthehen, dokumentet do të rinovohen, dhe se do të ketë paqe të qëndrueshme mes shqiptarëve dhe serbëve do të ketë në vendin tim të origjinës.























