Edhe 407 raste të reja me Covid-19
BKT
Lajme

Edhe 407 raste të reja me Covid-19

RTKlive

Në 24 orët e fundit janë shënuar 407 raste të reja me COVID-19 nga 1325 testime të kryera.

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se janë shëruar 149 persona, teksa fatmirësisht nuk është shënuar asnjë vdekje në 24 orët e fundit.

Aktualisht 1860 janë raste aktive me COVID-19.

Deri më sot janë administruar gjithsej 1.831.011 doza të vaksinave. 903.542 me dozën e parë, 823.852 me dozën e dytë dhe 103.428 me të tretën.


MË SHUME NGA Lajme