Lajçak: Integrimi i Ballkanit Perëndimor duhet përfunduar
BKT
Foto: Forumi në Dubrovnik
Lajme

Lajçak: Integrimi i Ballkanit Perëndimor duhet përfunduar

Jeton Musliu/ RTKlive

Lufta e nisur nga Rusia në Ukrainë, ka ndryshuar gjithçka dhe e ka bërë çështje politike edhe zgjerimin e BE-së.

Kështu deklaroi emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajcak.

Ai po merr pjesë në një forum në Dubrovnik të Kroacisë, e ku pjesë e tij është edhe ministrja e Punëve të Jashtme e Diasporës, Donika Gërvalla.

“Për një kohë të gjatë, ne ishim të vetëkënaqur. Kjo nuk mund të vazhdojë më”, deklaroi Lajçak. “Ne duhet të përfundojmë punën tonë të papërfunduar kur bëhet fjalë për integrimin evropian të Ballkanit Perëndimor”.

Gjithashtu, emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi dhe Ballkanin perëndimor, njoftoi se ka takuar edhe homologun e tij britanik, Stuart Peach.

Takimi me emisarin e Britanisë së Madhe për Ballkanin perëndimor, Lajçak e përshkroi si të rregullt.

“Rregullisht e takoj homologun britanik Stuart Peach. Pavarësisht nëse në rajon, Bruksel, Londër apo diku tjetër, gjithmonë është e dobishme të shkëmbejmë pikëpamjet e fundit mbi Ballkanin perëndimor”, deklaroi Lajçak.

Gjatë këtij forumi, Lajçak deklaroi se ka takuar edhe kryeministrin e Kroacisë dhe zyrtarë të tjerë të vendeve e organizatave rajonale.

Ndërkohë, ministrja e Punëve të Jashtme e Diasporës, Donika Gërvalla deklaroi se në këtë forum të 15 me radhë në Dubrovnik, është pjesë e panelit ku do të diskutohet mbi sigurinë e ku do të ketë takime të shumta.

 


MË SHUME NGA Lajme