Haradinaj: Koha është të veprohet tani
Muharrem Miftari/RTKlive
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, ish-kryeministër i Kosovës, aktualisht deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës, përmes një statusi në rrejtin social Facebook, ka reaguar për çështjen që tanimë preokupon gjithë globin- energjetikën.
Duke qenë krizë botërore, Kosova pashmangshëm është në një krizë të rëndë energjetike, sado që, në këta muaj verorë nuk vërehet dhe aq.
Ish-kryeministri Haradinaj, vë në dukje se, ndërsa shumë shtete perëndimore po i rikthehen kapaciteteve energjetike me thëngjill, refuzimi i pakuptimtë i gazit amerikan dhe mungesa e pakuptimitë e gazit amerikan, si dhe mungesa e një strategjie energjetike për kapërcimin e kësaj krize, është alarm i kuq se me fillim të sezonit të dimrit na presin ditë të rënda, paralajmëron Haradinaj.
Më tej ai shton se kriza globale dhe karburantet, si pasojë e agresionit rus në Ukrainë, mund ta ndërlikojë tej mase tregun energjetik evropian, si dhe mundësinë që Kosova të blejë energji gjatë dimrit.
Haradinaj fton qeveritarët që të hartojnë një “plan krize” me masa konkrete për të përballuar krizën energjetike që mund ta kolapsojë vendin në të ardhmen.
Sipas tij “është urgjente:
- që gjatë sezonit të verës të aftësohen termocentralet e Kosovës, duke u bërë remontet e nevojshme të blloqeve të tyre;
- që menjëherë e pa vonesë të shikohet mundësia e një “marrëveshjeje krize” me Shqipërinë për shkëmbim të energjisë (të jepet verës e të importohet dimrit);
- të krijohen rezerva të naftës, benzinës dhe gazit;
- të liberalizohet tregu i burimeve konvencionale për ngrohje, së paku deri në mars të vitit të ardhshëm, (thëngjilli dhe lëndët drusore);
- të krijohet një fond emergjent për energjinë dhe ngrohjen për dimër dhe natyrisht të rikthehet
Sjellja me komoditet e qeverisë sot, në raport me krizën energjetike në prag, mund të ketë pasoja katastrofike për vendin”, ka shkruar, mes tjerash, Haradinaj, në rrejtin social Facebook, duke bërë thirrje koha është për të vepruar tani.























