Ushtarakët e FSK-së sfidohen në trajnimin `Taktika me Njësi te Vogla`
Muharrem Miftari/RTKlive
Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, përmes statusit të tij në rrjetin social Facebook, bëri të ditur aktivitetin ushtarak të FSK-së.
Sikundë jnofton ai, në kuadër të angazhimit për ngritjen e aftësive dhe kapaciteteve operacionale luftarake, Komanda e Forcave Tokësore (KFT) me regjimentet e saj, ka realizuar trajnimin e shkathtësive ushtarake ‘’Taktika me Njësi te Vogla’’ (TTNJV).
“Objektivi i trajnimit është përgatitja dhe aftësimi i ushtarakëve për detyra dhe operim me njësi të vogla, si ekip, skuadër, togë, si dhe të gjithë hapat e planifikimit dhe ekzekutimit të operacioneve në terren”, shkruan ministri Mehaj.
Më tej ai njofton se vazhdohet “ me përmbushjen e objektivave tona për të ardhmen me fokus realizimin me sukses të ushtrimit ndërkombëtarë “Defender Europe 23”.























