Çeku: Marrja e artefakteve nga Muzeu i Kosovës, akt gjenocidal i Serbisë
Naser Mekolli /RTKlive.com
Hajrulla Çeku, ministër i Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka thënë, se gjatë kohës së luftës (1998-99), Serbia ka marrë nga Muzeu Kombëtar i Kosovës 1247 artefakte të koleksionit të muzeut publik.
Ministri Çeku, në një postim në Twitter, ka shkruar se ky akt ishte pjesë e projektit gjenocidal të Serbisë kundër historisë, identitetit të shqiptarëve, krahas shkatërrimit të mbi 1 mijë objekteve të trashëgimisë.
“1247 artefakte të koleksionit të muzeut publik janë marrë nga Muzeu Kombëtar i Kosovës gjatë kohës së luftës (1998-99) nga Akademia serbe e Shkencave. Kjo ishte pjesë e projektit gjenocidal të Serbisë kundër historisë/identitetit të shqiptarëve, krahas shkatërrimit të mbi 1 mijë objekteve të trashëgimisë. Pothuajse 24 vjet më pas, koleksioni ende mbahet padrejtësisht dhe ilegalisht në muzetë e Beogradit. Konventa e vitit 1970 e UNESCO-s për kthimin e pasurisë kulturore në vendin e origjinës dhe dokumenti i Ahtisaarit që përcakton një afat kohor për kthimin e koleksionit”, ka shkruar Çeku.























